“PO BËJMË GËRMIME SEPSE ËSHTË NJË KALA ME VLERA TË JASHTËZAKONSHME”. Një grup arkeologesh të rinj kanë mbërritur nga universiteti i Varshavës në Poloni për të bërë disa gërmime arkeologjike në kalanë “Rozafa”.
Bartek Ëojciechoëski thotë se kalaja “Rozafa” ka vlera të jashtëzakonshme historike.“Unë jam një arkeolog që vij nga Polonia bashkë me një grup. Kemi ardhur nga Varshava për të bërë disa gërmime këtu në kalanë Rozafa. Realisht është hera e parë që unë vij këtu. Kalaja Rozafa është e mrekullueshme. Mesa shoh ka vlera të jashtëzakonshme për ne specialistët. Ka një histori shumëtë pasur dhe mbi 2 mijë vjeçare dhe ne jemi në dijeni për këtë gjë. Jemi shumë të lumtur që gjendemi këtu duke bërë punën tonë si arkeolog. Besoj se do të gjejmë gjëra interesante. Vitet e kaluara kanë qenë edhe grupe të tjera nga Polonia dhe më kanë treguar se kalaja Rozafa është e duhura për të bërë punën e arkeologut. Edhe qyteti juaj, Shkodra është i mrekullueshëm dhe po kalojmë shumë mirë këtu”. Arkeologia tjetër polake Magda Brzezinska thotë se kanë zgjedhur kalanë “Rozafa” për të bërë disa imazhe dhe disa plane dhe për të parë më pas rezultatet. Kalaja “Rozafa” ka një rëndësi të veçantë për Europën duke qenë se është ndër 5 më të mëdhatë në Ballkan dhe shpesh herë grupe të ndryshme arkeologjike kanë punuar ndër vite për të nxjerr në pah më shumë mistere të kështjellës 2500 vjeçare.