Në kuadër të 106-vjetorit të emetimit të pullës së parë postare, në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës është promovuar libri “Arkeologjia në pullat shqiptare” i shkrimtarit Hysen Dizdari. Në këtë libër është botuar koleksioni i 20 viteve punë, në 3 periudha të rëndësishme të historisë shqiptare nga viti 1913-2018.
Më shumë se 150 pulla postare janë pjesë e këtij libri, tregon shkrimtari Hysen Dizdari.
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare në fushën e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018