Arkivi i Filmit nis ciklin “Thesarët e arkivit” me dokumentarin “Në flakët e revolucionit” të Endri Kekos. Në këtë dokumentarë shfaqet absurdit i udhëheqësit Enver Hoxha në vitin 1967 për ndalimin e fesë.

Arkivi i filmit Rifillon cikli “Thesarët e Arkivit” viti 1967 ishte ndër më vendimtarët e diktaturës komuniste. Udhëheqësi Enver Hoxha shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë dhe ndaloi të gjitha praktikat fetare.

Pasi vuajtën për dy dekada, edhe ato pak kisha, xhami dhe teqe të mbetura u mbyllën ose u shndërruan në kinema apo qendra sportive. Priftërinjtë dhe imamët u vunë përballë gjyqeve publike.

Duke kopjuar Revolucionin Kulturor Kinez, komunistët e rinj shkuan në të gjithë Shqipërinë që të shkatërronin ndërtesat fetare dhe të bindnin njerëzit të hiqnin dorë nga besimi i tyre.

Gjatë kësaj fushate të dhunshme, katër murgj të moshuar vdiqën kur u dogj Kuvendi Françeskan i Shkodrës. Për këto ngjarje të rëndësishme u prodhua një dokumentar kontroversial i titulluar:“Në flakët e revolucionit” (1967), me regjisor kamera operatorin e talentuar, Endri Keko.

I xhiruar nga mjeshtrit Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi, ky dokumentar bardhë e zi, i shfaqur shumë rrallë, sjell në vëmendje këtë moment kyç të historisë së vendit tonë. Filmi u shfaqe në kinema.

Artikulli paraprakFSHEHU ARMEN NE TUFEN ME LULE ,VRASËSI FITON LIRINË
Artikulli tjetërVRASJA E 49 VJEÇARES, POLICIA NGRE TJETËR PISTË HETIMI