Parku që në Shkodër njihet si i Shatërvanit në qendër të qytetit, do ti nënshtrohet një rikualifikimi të plotë. Një nga zonat më të frekuentuara nga të gjitha moshat dhe në çdo stinë, shumë shpejt do të ndryshojë pamje falë ndërhyrjes së Bashkisë së Shkodrës.

Puna ka nisur me riparimin e Shatërvanit dhe paralelisht, po punohet për vënien në eficencë të plotë të ndriçimit të parkut, gjelbërimit, rrugicave lidhëve të tij, pemëve e kështu me rradhë.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi thotë se ndërhyrja ishte mëse e nevojshme jo vetëm për shkak të amortizimit me kalimin e viteve, por edhe si një zonë me densiset mjaft të lartë frekuentimi nga të moshuar, fëmijë, të rinj e të reja.

Me përfundimin e plotë të punimeve, parku i Shatërvanit në Shkodër do të kthehet edhe më i bukur se më përpara për të vijuar të jetë një nga më të preferuarit jo vetëm të shkodranëve, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin tonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, “KUR’AN-I NË JETËN E MYSLIMANËVE”
Artikulli tjetërSHKODËR, DEPUTETI SPAHIA: DO RRËZOJMË QEVERINË