Jo më kot një skuadër si Pescara, ekipi i serisë B në Itali kërkon që ta ketë në gjirin e saj.

Futbollisti me të ardhme i Vllaznisë Arlind Kalaja shënoi golin më me peshë për kuqeblutë në këtë sezon. Realizoi përballë skuadrës kampione në fuqi Skenderbeut, gol që vulosi fitoren për kuqeblutë duke ndezur shpresat për Vllazninë e Shkodrës. Kalaja shprehet i kënaqur por për të ky gol është konkretizimi i punës të gjithë skuadrës. Kalaja ka edhe një dedikim për golin e tij ndaj korçarëve, gol që sipas sulmuesit shkon për familjen dhe Shkodrën e tij ndërsa thotë se do të luaj aty ku t’i kërkohet. Vllaznia ka ndryshuar tregon Kalaja dhe pas ardhjes së Armando Cungut, skuadra ka më shumë motivim. Momentalisht kërkon të jetë i përqendruar tek Vllaznia dhe nuk mendon për ekipin e Pescaras ku ka kaluar me sukses provën apo ekipe të tjera jashtë Shqipërisë që mund të jenë të interesuara për të. Arlind Kalaja ka spikatur që në moshë të vogël për lojën dhe golat e tij. Që herët është bashkuar me akademinë Vllaznia dhe tashmë prej dy sezonesh është pjesë e formacionit të parë tek kuqeblutë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm, paraqitje e cila po bën që skuadra të huaja ta kenë në radhët e tyre.

Artikulli paraprakSHKOLLA E BARDHAJVE, DREJTORJA BRIGJA: NUK KEMI ROJE
Artikulli tjetër200 FAMILJE TË VARFRA NË SHKODËR, NDIHMA 4 MUJORE