Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjidhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA në Kongresin e 43-të i zhvilluar në Romë dhe që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s,
pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka. Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv dhe u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave. Kreu i FSHF ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota,
duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4 vjeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive.
Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet në qeverinë e futbollit europian. Në këtë Kongres Aleksandër Ceferin u rizgjodh President i UEFA-s duke marrë një mandat për katër vitet në vazhdim.