Eshte bere zyrtare tshme largimi i trajnerit Armando Cungu nga drejtimi i pankines shkodrane.
Ka qene Klubi i futbollit “Vllaznia”i cili ka bere te ditur lajmin permes nje komuniate per shtyp Klubi i Futbollit Vllaznia përshëndet punën dhe kontributin e deritanishëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit, në të mirë të “Vllaznisë” dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Urojmë suksese trajnerit Cungu në detyrat e ardhshme- perfundon deklarata e skuadres shkodrane.
Pak dite me pare eshte perfolur qe pasaardhesi i trajnerit Cungu do jete ish Trajneri i Kukesit Ernest Gjoka . Burime pranë trajnerit Gjoka, bëjnë me dije se ka pasur një takim me drejtues të Bashkisë së Shkodrës, ku është diskutuar në lidhje me një afrim të mundshëm të tij në krye të pankinës shkodrane, ku parimisht mesohet se Gjoka ka bërë me dije edhe kushtet e tij për të qëndruar në Shkodër dhe për të drejtuar ekipin e Vllaznisë. Megjithatë akoma nuk eshte bere zyrtare asgje ne lidhje me fatin e drejtimit te Vllaznise.