I ftuar në emisionin Star Sport në Star Plus ishte I ftuar specialist I futbollit Armando Cungu I cili në lidhje me ndeshjen Laçi-Vllaznia u shpreh se Vllaznia la pikë në këtë ndeshje duke pasur parasysh lojën që zhvilloi. Me ardhjen e stafit të ri teknik Vllaznia ka treguar më shumë grintë dhe ka ndryshuar shumë tha Armando Cungu. Në lidhje më penalltinë e cila iu anullua Laçit ne ndeshjen ndaj Vllaznisë Cungu shprehet se është një moment I dyshimtë dhe sipas tij ka një kontakt të lehtë ne shpatull. Osmani është treguar shumë inteligjent në lidhje me merkaton pasi merkatoja e Janarit nuk sjell asgjë u shpreh Cungu. Cungu tha se barra e keqmenxhimit të merkatos së verës I ka rënë stafit të ri teknik që po bejnë punë mjaft të mirë.

Artikulli paraprakSERBIA KËRKON SEANCË TË JASHTËZAKONSHME PËR KOSOVËN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT, ZBARDHEN DETAJET
Artikulli tjetërSAMUEL NIKAJ: NDESHJA NDAJ LAÇIT NDËR MË TË MIRAT E VLLAZNISË