Armando Cungu është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Një lëvizje jo pak surprizuese ishte largimi i trajnerit Peter Pacult nga ky ekip.
E menjëherë sapo kjo gjë u bë publike në skenë doli edhe emri i trajnerit Armando Cungu si pauses i tij, një rikthim i tij në këtë skuadër.
Cungu ka qënë trajner i ekipit të verilindorëve gjatë sezonit 2012-2013 duk i shpallur nënkampion dhe ka kaluar tre ture në Kupat e Europës.
Arritjet në fjalë kanë lënë shije të mirë tek të gjithë duke bërë që Cungu të ishte edhe alternativa e parë dhe më favoritja për të qënë në krye të nënkampionëve.
Kështu trajneri i njohur shkodran ka nisur punën ndërkohë që menjëherë do të fillojë edhe përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Maltë.
Me fillimin e punës tek skuadra e Kukësit si ndihmësin e tij mendohej se do të ishte Avenir Dani por ky i fundit i kontaktuar nga Star Plus tregoi se ai ka plane të tjera për në vazhdim dhe si pasojë nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Tashmë Cungun e pret një detyrë e vështirë për në vijim nga ku ekipi në fjalë me afrimet e bëra duket se e ka mbyllur merkaton edhe pse këto blerje japin përshtypjen së nuk po funksionojnë sëbashku.
Kjo bën të mendosh se nuk do të jetë e lehtë për teknikun shkodran dhe për më tepër rezultati i takimit të parë për eleminatoret e Ligës së Kampioneve ndaj La Valleta nuk është shumë i favorshëm
ku fati i verilindorëve do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të mbahet në Maltë pas barazimit 0-0 në përballjen e parë që u luajt në Shkodër.
Cungu u largua nga Vllaznia dhe pas një periudhe pushimi rikthehet tek Kukësi me idenë për të arritur sukseset e pesë sezoneve më parë.