Zbulohet arsenali që u vodh në bazën ushtarake të Pashalimanit në orët e para të mëngjesit të 10 janarit 2019.
Bëhet fjalë për automatikë, mijëra fishekë blind shpues-djegës si dhe fishekë të tjerë luftarakë.
“2 armë luftarake automatike ‘model 56” me bajonetë shtizë, fishek luftarak7.62mm që përdoren për armë luftare pistoletë 700 copë, fishekë luftarakë që përdoren nga armë luftarake automatike blind-shpues-djegës 3691 copë.
Granata dore luftarake 40 copë, ndezësa për granata dore luftarake 40 copë, krehër hark automatik luftarak 1 copë. Pushk “m4” karabine luftarake “model 14.5” 1 copë por edhe fishek luftarak “model 5.56 mm *45mm me majë të rrumbullakët, normal 1000 copë, krehëra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56mm , 4 copë”.
Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura.
Për këtë ngjarje të arrestuar janë një infermier, një student dhe dy oficer roje.
Dalja para gjykatës së Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë e 4 të arrestuarve pas vjedhjes së armëve dhe granatave në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë ka zbuluar detaje të pabesueshme.
Në këtë bazë ushtarake, në zonën e sigurisë së veçantë kishin bërë roje dhe një infermier dhe student dhe baza ushatarake sic pretendojnë avokatet nuk ka rrethim madje në pjesën që është kryer vjedhja nuk ka pasur ndriçim dhe nuk ka kamera ne ate zone.
Të arrestuar janë Ervis Mensullaj, Lesko Ramosaco, Edlir Nelaj, Ardit Ramaj