Fjalimi i kandidatit Republikan, për Shtëpinë e Bardhë, nuk shkoi ashtu siç duhet në Nevada.
Donald Trump u largua nga podiumi, ndërsa agjentët e sigurisë kishin dyshime për një sulm ndaj tij. Një person u ndalua, ndërsa qindra njerëz u futën në panik. Gjithçka nisi, pasi dikush nga turma bërtit: Armë, armë! Austyn Crites, 33 vjeç, ishte personi i ndaluar. Por pas verifikimeve ai nuk kishte armë dhe ishte një mbështetës i kandidatit republikan.