Shefi i OKB-së, u ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të rifillojnë bisedimet për të zvogëluar arsenalin masiv bërthamor.
Sektetari i përgjithshëm, Ban Ki-moon e bëri thirrjen gjatë një ligjerate në Universitetin e Neë Yorkut, më 23 nëntor. Gjasat për rihapjen e bisedimeve ndërmjet Moskës dhe Ëashingtonit për shkurtimin e rezervave të armëve bërthamore, janë të vogla marrë parasysh rritjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve “Fedarata Ruse dhe SHBA-ja, që së bashku posedojnë potencialin më të madh bërthamor – supozoj 95 për qind të armëve të deklaruara bërthamore në botë janë të vendosura në këto dy shtete – duhet të rifillojnë një dialog të sinqert për të shkurtuar të gjitha llojet e armëve bërthamore”, tha ai. Marrëveshja Neë Start i obligon të dyja palët që të shkurtojnë kokat bërthamore në 1550 dhe njëkohësisht të ndalojnë vendosjen e makinave të shpërndarjes strategjike dhe lansuesve deri më 2018. Rezervat e SHBA-së janë nën këtë nivel, por ka shqetësime në rritje të disa ekspertëve të mbrojtjes në SHBA se Rusia nuk ka për qëllim që të arrijë këtë synim.