Famullitari i kishës së Dajçit Marjan Lekaj tregon se si ka lindur idea për mbledhjen e armëve tek banorët e asaj zone.
Nxitja ka ardhur pas ngjarjes së rëndë në Dajç ku mbetën të vrarë dy shtetas dhe u plagosën katër të tjerë. Famullitari tregon edhe vendosmërinë e tij përballë besimtarëve në sensibilizimin për dorëzimin e armëve. Kjo nismë e kishës në Dajç që shumë shpejt përkoi me iniciativën e qeverisë për dorëzimin e armëve do vijojë edhe në vazhdimësi në mënyrë që banorët të jetojnë në paqë dhe sa më të sigurtë.