Armir Grima do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të femrave.

Pas dorëheqjes së trajnerit Altin Rraklli, sot është prezantuar zëvendësuesi e tij. Në orën 13:30, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, është zhvilluar një konferencë për shtyp me mediat. Zëdhënësja e shtypit, Jona Dervishi, ka prezantuar trajnerin e ri, Armir Grima, dhe ndihmësin e tij, Vioresin Sinani. Ajo fillimisht ka vlerësuar kontributin e dhënë nga trajneri Rraklli dhe stafi i tij, gjatë periudhës pesëvjeçare që ka drejtuar këtë skuadër. Më pas, dy drejtuesit e rinj të pankinës së kombëtares A të femrave iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Armir Grima dhe Vioresin Sinani janë dy ish-futbollistë të njohur të Vllaznisë, të aktivizuar edhe me ekipin kombëtar. I pari portier dhe i dyti sulmues dhe golashënues i njohur. Prej sot, ata do të marrin drejtimin e skuadrës kuqezi të femrav.

Artikulli paraprakMARKU:VLLAZNIA-FLAMURTARI NDESHJE “FINALE”
Artikulli tjetërLEZHË, EKZEKUTOHET PETRIT DUSHI