Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë kremtimit të meshës së shenjtë në varrezat katolike të Rrmajit në përkujtim të të vdekurve i bëri një thirrje të fortë gjithë shoqërisë shqiptare që të mos abortojnë fëmijët. Kjo është në kundërshtim me fenë dhe Zotin dhe arqipeshkëvi duke ndikuar në plakjen e popullatës shqiptare.
Në rast se aborti do të ishte prezent aq shumë tha arqipeshkëvi i Shkodrës atëherë as ne nuk do të ishim në këtë botë duke thënë se aborti nuk është një vlerë e shoqërisë.
Gjatë meshës së shenjtë në përkujtim të të vdekurve arqipeshkëvi i Shkodrës dha edhe disa mesazhe të tjera dhe u lut që të gjithë ata që nuk jetojmë më Zoti t’i pranojë pranë vetes.
Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur e njohur edhe si Purgatori është një ditë e veçantë kur kujtohet çdo anëtar i bashkësisë së shenjtërve, përfshirë edhe familjarët, të afërmit dhe miqtë të cilët janë ndarë nga kjo jetë.