Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra në mesazhin e tij në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkës dha mesazhin e urimit për gjithë besimtarët e krishterë. Arqipeshkëvi u ndal duke bërë një apel për gjithë shoqërinë shqiptare, kryesisht politikën dhe institucionet që të mos shfrytëzojnë me ryshfet dhe korrupsion qytetarët.
Një mesazh arqipeshkëvi dha edhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës duke e cilësuar si një luftë të pakuptueshme.
Në fund arqipeshkëvi uroi besimtarët për festën e shenjtë të Pashkës.Festa e Pashkës simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit si një mesazh për gjithë botën se gjithmonë jeta triumfon mbi vdekjen dhe e mira mbi të keqen.