Harrojini pilulat me multivitamina dhe pijet për shëndetin. Sekreti për të jetuar më gjatë dhe i shëndetshëm mund të qëndrojë një pjatë më arra, lajthi, kikirikë. Kërkimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kikirikë, arra,
lajthi jetojnë më gjatë se personat që nuk i konsumojnë.Nga kërkimet është mësuar se këta persona që konsumojnë 7 herë në javë kikirikë, arra, lajthi kanë 50% me pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë. Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës “superushqim”, ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.
Por, arrat janë rreth nesh, ato janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si: bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive.
Arrat, lajthitë dhe kikirikët janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe përmbajnë acide yndyrore, të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit.