Një 33 vjeçar nga Dubai është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, pasi nga analiza e të dhënave të tij ka rezultuar se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inteprol Paksitani. Ky shtetas akuzohet për “Mashtrim duke përdorur fenë”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, është arrestuar shtetasi:

– M. T., 33 vjeç, banues në Dubai.

Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

Artikulli paraprakMUSHKONJAT E NJOHURA SI ‘AEDES KOREICUS’ MUND TË SHKAKTOJNË VIRUSE TË REJA
Artikulli tjetërKLASIFIKIMI I RI, SHQIPËRIA FITON 3 VENDE NË RENDITJEN E FIFA-S, BIE KOSOVA