Një shqiptar është arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit, për tu arrestuar mëngjesin e djeshëm.Një shqiptar 35-vjeçar është vënë në pranga në zonën e Santa Croce sull’Arno.
Sipas policisë, krimi i tij është arratisja.Emigranti shqiptar është gjetur shumë larg vendit ku duhej të qëndronte, sipas urdhrit tëgjykatës.Ai ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, por duket se ja kishte mbathur.
Pasi është ndaluar, shqiptari është arrestuar dhe tani pritet që gjykata të vendosë masën e sigurisë ndaj tij, që pritet të mos jetë më ‘arrest shtëpie’, por në burg.