Arratisja e 3 shqiptarëve nga burgu në Romë, 14 persona nën hetim

14 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane pas arratisjes së 3 të burgosurve shqiptarë; Tesi Basho me dënim të përjetshëm për vrasje, Ilir Pere i dënuar me 25 vjet burg për tentativë vrasje, e Mikel Hasanbelli i dënuar deri më vitin 2020 për zhvatje e shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ndodhi natën e 27 tetorit 2016 e deri më tani 3 të burgosurit shqiptarë janë ende në kërkim nga autoritetet italiane. Ndër 14 personat e vënë nën hetim janë dhe Drejtori i burgut të Rebibias, Komandanti i repartit të rojeve të burgut si dhe Kreu i Zyrës së Mbikqyrjes rajonale të të burgosurve, të akuzuar se me pakujdesitë e tyre kanë provokuar këtë arratisje. Nën hetim janë vënë dhe 11 punonjës të policisë së burgjeve për dhunim e shkelje të rregullave të punës.

Artikulli paraprakTRE PERSONA QËLLOHEN ME ARMË NË XHAMI, POLICIA NE NDJEKJE
Artikulli tjetërVLADIMIR PUTIN FLET PËR HERË TË PARË PËR VRASJEN AMBASADORIT RUS NË TURQI: ËSHTË PROVOKIM