Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është arratisur nga Shqipëria. Pas fakteve mediatike, Policia, nuk ka bërë asgjë më shumë, se sa ti konfirmojë ato.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ka sqaruar se, “Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11. 11. 2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD 1013 A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”.

 

Sipas të njëjtave burime, mësohet se, “Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13. 11. 2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”.

Mësohet se Gruevski ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze. Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranë si edhe një punonjës i saj.

Dy punonjësit e ambasadës kanë paraqitur pranë policisë kufitare, pasaportë diplomatike, ndërsa ish-kryeministri Gruevksi ka kaluar me kartën e identitetit. Mësohet se makina me targa diplomatike është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Njoftimi i plotë
Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD 1013 A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11. 11. 2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13. 11. 2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Artikulli paraprakZJARR I MADH PRANË AUTOSTRADËS LUSHNJE-RROGOZHINË
Artikulli tjetërI IKEN POLICISË,SHPALLET NË KËRKIM SHOFERJA 22-VJEÇARE