Një 29-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Prokupljes në Serbi.

Raportohet se i riu me inicialet M.P. 29 vjeç, nga Podujeva ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas ndërhyrjes që kishte bërë vitin e kaluar.

“Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura.

Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKON 18 VITE BURG PËR BALILIN,PROVAT E PARAQITURA NGA AKUZA
Artikulli tjetërU PËRPLASËN ME POLICINË E I GODITËN ME GURË, SHOQËROHEN DY VËLLEZËRIT TEK BREGU I LUMIT