Kemi dëgjuar shpesh të shkruhet për arratisje nga burgu në mënyra spektakolare, duke gërmuar tunele duke u hedhur nga lartësitë, nga helikopteri duke dehur guardianët e burgut por ka edhe arratisje të dështuara.

Një i burgosur në një burg të brazilit tentoi për 5 vite që të gërmonte një tunel të cilin shpresonte se do ta shpëtonte nga dënimi i tij. Gjatë 5 viteve ai punoi fort duke gërmuar më një kokë dushi metalike dhjetra një tunel për më shumë se 40 metra por rezultati përfundimtar nuk ishte në favor të tij.

I burgosuri gjatë tentativës së arratisjes u bllokua në një mur në të cilin kishte hapur nje vrimë por jo për përmasat e tij. Ai kaloi gjysmën e trupit dhe e gjeti veten të bllokuar në mur, për shkak të masës trupore të tij.

Ai u gjend në vështirësi dhe thirri për ndihmë guardianët e burgut. U desh ndërhyrja e zjarrfikses që të çlironte të burgosurin e bllokuar prej më shumë se dy orësh në mur.

Nga mundi i 5 viteve ai përfitoi vetëm një akuzë tjetër të shënuar në dosjen e tij.

Artikulli paraprakIKËN DIELLI, SOT RIKTHEHET SHIU DHE DËBORA
Artikulli tjetërSUPERMJETET E BRAKTISURA NË RRUGË/ JA ÇFARË MAKINASH BRAKTISEN NË DUBAI (FOTO)