Arrestohet nje shtetas i shpallur ne kerkim per vrasje ne bashkepunim.

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Arrestohet një shtetas, konkretisht: * Pal Vucaj, 51 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale, më datë 13.03.2017, u bë i mundur kapja dhe ndalimi ishtetasit të lartpërmendur. Gjykata e Apelit Shkodër me nr. Vendim nr 34, datë 15.02.2017 e ka denuar këtë shtetas me 18 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 76 e 25 të Kodit Penal. Ky shtetas ka qënë i dënuar me 18 vite burg dhe e ka kryer 2/3 e denimit por Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e lirimit me kusht dhe lënë fuqi vendimin penal nr. 36 datë 03.07.1998 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ky shtetas ka për të vuajtur dënimin dhe 2 vite e 2 muaj burg.

Artikulli paraprakDO SHKONIN NË ANGLI, ARRESTOHEN NË MILANO ME DOKUMENTA FALSO
Artikulli tjetërBIE ZJARR NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS,DEME MATERIALE