Policia e Durrësit ka arrestuar një nga tre autorët, të cilët dhunuan 51-vjeçaren Qefsere Koleci, pas nje konflikti për pronën.
Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Admir Koleci 28-vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e Mehdiut dhe djalit tjetër Algerti.
Si ndodhi ngjarja:Qefsere Koleci u dhunua brutalisht nga kunati 61-vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në zonën e Manzës në Durrës.Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe fraktura në trup ndaj nga spitali i Durrësit ku është paraqitur fillimisht është sjellë për mjekim të specializuar në QSUT!
Mësohet se dy familjet janë në konflikt për një tokë të mbjellë me ullinj. Për këtë çështje, 61 vjecari ishte shoqëruar ditën të shtunë në Polici. Ndërsa të dielën, sapo ishte liruar ai është konfrontuar sërish me kunatën.
Gruaja e dhunuar në Durrës thirrje Arta Markut: Mos na çoni në masakra si në Vlorë
Qefsere Koleci: Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor, komisioni i ndarjes së tokës me ligjin 7501 ma ka lënë aty rrugën. Pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar.
Kam kërkuar në të gjitha institucionet dhe më kanë dhënë ke të drejtë, por drejtësia nuk doli.
Në datë 22 shtator me urdhrin e drejtorit të INUK, Ardian Halimi, me ndihmën e policisë kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën por zotëria përsëri e ka mbyllur. E ka marrë policia dje, e çoi në prokurorinë e Durrësit, e mbajti dje ditën dhe natë e liroi prokurori i Durrësit.
Kjo është dhunë në familje, janë masakruar fëmijët disa herë. I kam çuar letrat në policinë e Durrësit, policia i ka cuar tek prokuroria, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut të zbardhet çështja një orë e më parë, mos të në çojë masakra si në Vlorë.