Gjykata e shkallës së parë në Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” dy shtetasit Arsen Stojku dhe Mislim Rama të cilët akuzohen nga prokuroria si bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Dy të ndaluarit përpara gjykatës kane mohuar akuzat ndaj tyre per vrasjen e dy vellezerve Bilali.

Ai qe ka dhene shpjegime eshte Mislim Rama. Ky i fundit deklaroi ne sallen e gjyqit se nuk ka asnje lidhje me vrasjen dhe se nuk eshte as bashkepunetor. Perveç mjetit te djegur qe ka sekuestruar policia me të cilin dyshohet se është kryer vrasja, policia ka sekuestruar edhe nje makine tjeter tip Golf.

Me kete mjet sipas prokurorise dhe nga kamerat e sigurise jane larguar autoret pasi kane lene mjetin tjeter duke u djegur. Sipas prokurorise ne mjetin tip Golf rezulton se Mislim Rama nje dite pas vrasjes se dyfishte ka udhetuar drejt Durresit bashke me Arsen Stojkun. Mjeti tip Golf eshte marre me qera ne zone e Laçit te Vau Dejesit disa kohe perpara se te ndodhte vrasja.

Shtetasi Mislim Rama ka dhene shpjegime se nuk eshte ai personi qe e ka marre me qera makinen dhe se nuk ka asnje lidhje me vrasjen dhe se nuk ka dijeni. Po ashtu Mislim Rama me daten 2 prill ka udhetuar drejt Anglise bashke me babain atje ku ka motren dhe ka qendruar 10 dite dhe eshte rikthyer serish. Prokuroria deri me tani nuk ka paraqitur prova te tjera per Mislim Ramen perveç faktit se ka udhetuar me mjetin tip Golf drejt Durresit.

Nga ana tjeter Arsen Stojku nuk ka dhene shpjegime pasi ka folur avokati i tij mbrojtes. Edhe pala mbrojtese për Arsen Stojkun ka mohuar te gjitha akuzat. Mislim Rama dhe Arsen Stojku gjithashtu kane mohuar se jane ata persona qe kane lyer me boje makinen tip benz e cila eshte djegur nga autoret pas vrasjes. Dy te dyshuarit kane thene se s’kane asnje lidhje me lyerjen e makines siç pretendon prokuroria.

Mislim Rama perpara se te dilte ne masen e sigurise ka pesuar nje demtim ne koke pasi i ka rene debulese ne nje moment kur ka qene ne tualet dhe eshte derguar ne spitalin e burgut duke e sjelle serish. Duke pare kete demtim por edhe pretendimet se s’ka asnje lidhje me vrasjen, avokati mbrojtes i Mislim Rames kerkoi nje mase lehtesuese.

Edhe per Arsen Stojkun u kerkua mase lehtesuese por gjykata vendosi per te dy arrest me burg, kërkesë të cilën e paraqiti prokuroria. Më këtë dosje janë tre prokurorë që po hetojnë, vetëkryeprokurori Ylli Pjetërnikaj, Albert Murçaj dhe Edlira Cufi.

Artikulli paraprakAKSI I VDEKJES, LAPIDARET PERGJATE RRUGES SE KOMANIT
Artikulli tjetërVRITEN DY KUSHËRINJ NË LAÇ, SHPALLEN NË KËRKIM AUTORËT