Të 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para trupës gjykuese në kryeqytet për të marrë masën e sigurisë. Ndërkohë ata të gjithë kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale
Deri më tani në pranga kanë rënë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.
Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.