Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg autorët e ngjarjes të katër ditëve më parë në mes të qytetit si dhe objektivin e këtij sulmi.

Trupa gjykuese ka vendosur që të gjashtë personat të lihen në burg pasi akuzohen për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Masat e sigurisë për të gjashtë personat janë dhënë në gjykatë dhe në spital, duke qenë se disa prej tyre ende janë nën kujdesin e bluzave të bardha për shkak të plagëve që ata kanë marrë. Arrest me burg është dhënë për: Behar Bajri, 36-vjeç, Ilir Rustemi (Bajri), 40-vjeç, Bledar Lekaj 26-vjeç, që të tre të dënuar më parë dhe Donald Shtjefni 31-vjeç, Kristjan Shtjefni 26-vjeç dhe Patrik Salaj 21-vjeç. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në qendër të qytetit verior pranë Turizmit dy persona nga një makinë qëlluan me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një makine tjetër tip ‘BMË’ X5, e cila drejtohej nga Donald Shtjefni.

Artikulli paraprakSHKODËR- MALËSI E MADHE, AKSIDENTOHET 53 VJEÇARI
Artikulli tjetërI SEMURI MENDOR HUMB JETEN