Arrest me burg per dy punonjesit e burgut te Reçit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi. Masa e sigurise u dha nga gjykata e shkalles se pare ne Shkoder. Dy punonjesit me detyre specialist psikologe dyshohen per korrupsion pasi u shfaqen ne nje video ne emisionin investigativ Stop duke marre ryshfet per nje te burgosur per ti zevendesuar kohen e mbetur te denimit me arrest shtepie ose sherbim prove. Avokati mbrojtes kerkoi detyrim paraqitje per keta shtetas por gjykata vendosi arrest me burg.

Fillimisht ministri i drejtesise pas videos se shfaqur urdheroi shkarkimin e dy punonjesve nga detyra ndersa me pas Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne sistemin e burgjeve beri arrestimin e tyre. Sot dy te arrestuarit te dyshuar per korrupsion dolen para gjykates se shkalles se pare ne Shkoder e cila i la me masen e sigurise arrest me burg.

Gjykata e shkodres ka dhene masen e sigurise arrest me burg per dy specialistet e edukimit dhe ceshtjeve shoqerore ne burgun e Recit , Mario Laloshi Arnaldo Hoxha. Ne seancen gjyqesore te mbajtur me dyer te mbyllura ne gjykaten e Shkodres ato kane kerkuar nje mase me te zbutur pasi nuk perbenin rrezik per komunitetin.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që cdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

Laloshi dhe Hoxha u pezulluan me heret nga detyra me urdher te Ministrit te Drejtesise. Kujtojmë se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një emsioni investigativ të datës 5 tetor, këta punonjës shfaqen në një video duke i marrë para një personi të prezantuar si familjar i të dënuarit Martin Tushe, i cili po shlyen dënimin në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe.

Mësohet se rryshfetin këta persona e kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së të dënuarit, me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT, GRANT PESË MLN LEKË
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA E NIS ME FITORE, MUND 3-0 BARLETIN