Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Emiliano Shullazin.

Prokuroria kërkoi burg pa afat, ndërsa avokati mbrojtjës, Alban Qafa, pretendoi se arrestimi i Shullazit është i paligjshëm. Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Emiljano Shullazin. Edhe i Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të arrestuarin për gjobvënie dhe kërcënime. Shullazi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u arrestua pak ditë më parë pas kërcënimeve ndaj rektorëve. Më pas ndaj ka bërë kallëzim penal edhe një grua, e cila akuzon Shullazin se i ka marrë pronën nën kërcënime. Në seancën e sotme Emiljano Shullazi nuk ka qenë i pranishëm.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHTYHEN TAKIMET ME GRUPET PARLAMENTARE, REAGON AMBASADA E SHBA-ve
Artikulli tjetër20 MILIONË EURO NGA BAYERN PËR HYSAJN?