Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mark Frrokun.
Avokatët e Frrokut i kanë kërkuar trupit gjykues lirimin e tij, pasi pretendojnë se janë shkelur afatet e gjykimit, ndërsa Frroku ka mohuar akuzat, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke theksuar se kishte arsye për të kërkuar një gjë të tillë, pasi bashkëshortja e tij vuante nga një sëmundje e rëndë. Frroku akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, vepër penale për të cilën po gjykohet në vendin tonë.
/ Star Plus TV /