Mjeku ligjor i Spitalit të Rreshenit Zef Përduka, i cili u arrestua tre dite më parë nga policia, pasi i mori një shumë parash një qytetari për të kryer një akt-ekspertimi do të qëndroj në burg. 63-vjeçari u njoh me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancen gjyqesore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ai ka mohuar ti ketë kërkuar para qytetarit, por ka qenë ky i fundit qe ja ka lënë mbi tavolinë.

Por pavarësisht pretendimeve të mjekut, gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e 63-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë “arrest në burg” për vepren penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mjeku ligjor i Spitalit të Rrëshenit, Zef Përduka u arrestua pas denoncimit të një qytetari me iniciale Gj. S., 55 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, pasi sipas tij i ishin kërkuar 100 euro për të kryer një akt ekspertimi. Këtë veprim të mjekut qytetari e filmoi, duke e paraqitur si provë në polici të cilet vepruan menjëhere në ndalimin e mjekut 63-vjeçar.

Artikulli paraprakMINISTRI TAULANT BALLA NË MIRDITË
Artikulli tjetërTAKIMI NDËRKOMBËTAR I BANDAVE FRYMORE