Gjyaka e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Ndokë Vecaj, 76 vjeç i akuzuar për vrasjen e shtetasit Nikë Bungu 55 vjeç me 21 shkurt.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të të akuzuarit si dhe masën e sigurisë “arrest me burg”. Përpara trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi, prokurorja Edlira Cufi në kërkesën e saj bëri të ditur se shtetasi Ndokë Vecaj ka marrë një telefonatë nga djali i tij se dikush është futur brenda rrethimit të banesës. 76- ka qëlluar më parë 2 herë në ajër me çiften që e posedon me leje dhe më pas 2 herë të tjera pas shtëpisë së tij në drejtim të 55-vjeçarit Nikë Bungu që mbeti i vrarë në vend. Si prova materiale janë sekuestruar 4 gëzhojat dhe çiftja bashkë me lejen përkatëse. Viktima ka marrë 2 plagë në bark dhe në dorë, vepër për të cilën sipas organit të akuzës parashikohet dënimi me burg nga 10 deri në 20 vjet. Avokati Arbër Raja pranoi arrestimin e ligjshëm të klientit të tij Vecaj por nisur nga tërësia e rrethanave kërkoi masën lehtësuese të sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati tha se nuk është një vrasje me dashje dhe nuk kishte qëllime kriminale ndërsa u shpreh se arresti me burg jepet kur i dyshuari ka rrezikshmëri për t’u larguar. Në këtë rast mbrojtja tregoi se 76-vjeçari bashkë me armën e tij çifte gjahu ka pritur ardhjen e agjentëve të policisë dhe ka marrë përsipër autorsinë gjë që tregon se nuk ka rrezikshmëri për t’u larguar. Mbrojtja për shkak të rrethanave lehtësuese duke qenë se Vecaj është bërë 2 herë operacion, nuk dëgjon mirë, ka një moshë të thyer dhe s’ka patur qëllim kriminal si dhe banesa e tij është dhunuar ndërkohë që pak kohë më parë ka patur edhe një grabitje në atë zonë dhe është e drejta e çdo personi për të mbrojtur pronën e tij me çdo mënyrë ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokurorja Cufi hodhi poshtë pretendimin se 76-vjeçari nuk dëgjon sepse sipas provave ka lëvizur ka qëlluar me çifte në dy vende të ndryshme ndërsa për dhunimin e pronës u shpreh se vendi është i hapur dhe ka vetëm një rrjetë teli dhe nuk dallohet qartë me pjesën tjetër të fshatit duke qenë se s’ka një derë. Në fund trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorisë duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 76-vjeçarin Ndokë Vecaj i akuzuar për vrasjen e 55-vjeçarit Nikë Bungu, ky i fundit i njohur si person me probleme të shëndetit mendor.

Artikulli paraprakJEPET VENDIMI, ARREST ME BURG PËR NDOKË VECAJ
Artikulli tjetërKONTROLLI I LARTË I SHTETIT “KRYQËZON” PREFEKTURËN E SHKODRËS