Gjykata e Rrethit Shkodër caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” oficerin e policisë Zef Mirashi i cili u arrestua nga SHKB teksa po trasnportonte 10 kilogram kanabis.Senca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkaqe të procedurës hetimore.

Në përfundim të gjykimit, organ ii Prokurorisë kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Zef Mirashi dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa avokati mbrojtës i të pandehurit Blerim Bazhdari dhe i dyshuari kërkuan caktimin e në masën e sigurimit “Arrest ne Burg “ me afat.Gjykata pasi shqyrtoi plotësisht cështjen la në fuqi vendimin e “Arrestit me Burg”.Oficeri i policisë Zef Mirashi u arrestua nga SHKB mbrëmjen e së mërkurës në dalje të Shkodrës me 10 kilogram kanabis në makinë.Mësohet se polici i arrestuar ishte mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë kriminale dhe asaj të antidrogës , të cilët kishin ndjekur të gjitha lëvizjet e kolegut të tyre, ndërsa kishin përgjuar edhe telefonatat që ai kishte bërë gjatë kësaj periudhe.Mirashi që mbante gradën Nenkomisar , ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit .

Artikulli paraprakQATO: SHKODRA SHQETËSIM PËR DROGËN, 35% DHE RRISK TË LARTË
Artikulli tjetërUJËSJELLËS FSHAT, BE DHURON DY KAMION PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE