Gjykata e Shkodres ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg” per 53 vjecarin Xhavit Kasemi, pronar i fabrikes “Briland” apo pas Kalase Rozafa sic shume e njihnin ne Shkoder.

53 vjecari i arrestuar dy dite me pare, pas 8 muajve arrati, ka mberritur ne Gjykaten e Shkodres rreth ores 10 te se merkures, ku eshte paraqitur para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Ermira Dedja.

Gjykata e Shkodres e ka cilesuar si te ligjshem arrestimin e 53 vjecarin nderkohe qe i ka konsderuar te drejta pretendimet dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria, e perfaqesuar nga prokurorja Blerta Hamzi.

Pala mbrojtese ka kerkuar nje mase me te lehte ndaj klientit te tij por kerkesa nuk eshte marre parasysh nga trupi gjykues.

Xhavit Kasemi, eshte pronar i Fabrikes Briland ne hyrje te qytetit te Shkodres e cila u sekuestrua ne kuader te operacionit te kuaduar “Vjeshte 2017” ku u sekuestruan qindra pije te fallsifikuara te markave me te njohura, nderkohe qe demi ndaj konsumatorit eshte tejet i madh.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA-KAMZA, NJË FINALE E PARAKOHSHME
Artikulli tjetërARRESTOHET ÇIFTI MASHTRUES I PALLATEVE NË SHKODËR