“Arrest me burg” për Sadetin Erkoçeviq i cili u arrestua të martën (13 gusht) në rrugën “Bilal Xhaferri” në Tiranë ku dyshohej se do të kryente një vrasje.

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë.

Vetë Erkoçeviq është shprehur se do të flasë në një moment të dytë ndërsa ka shtuar se ‘nuk ishte në dijeni të dënimit të tij në mungesë”

Ndërsa avokatja mbrojti faktin se klienti i tij kishte armë në momentin e ndalimit me argumentin se : e kishte për vetëmbrojtje për shkak të ngjarjes së mëparshme”

28-vjeçari i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 20 vjet burg për vrasje në Shkodër u arrestua pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë me armë të mbushur.

Policia nuk dha detaje për shënjestrën e të riut nga Shkodra apo motivin e vrasjes së parandaluar, ndërsa të kërkuarit iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve në fole.

Nga të dhënat paraprake, blutë dyshojnë se kemi të bëjmë më vrasës me pagesë. Erkoçeviq ishte një nga 31 personat më të kërkuar në qarkun e Shkodrës, i dënuar në mungesë me 20 vite burg pasi në 10 maj të 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur shtetasin Jetmir Molla.

Artikulli paraprakBASHA: NË KRAHASIM ME RAMËN, PJETRI ËSHTË KRIMINEL I RANGUT TË TRETË
Artikulli tjetërISHTI : NAFTA NË SHQIPËRI PËRZIHET