KOSTANDIN XHUVANI NUK PRANON ASGJË, NUK MBAN MEND.Arrest me burg për Konstandin Xhuvanin dhe Erald Sidën.

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për të akuzuarit e vrasjes së katërfishtë në kryeqytetet. Edhe gjatë komunikimit të masës, Xhuvani që është edhe i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, ka deklaruar se nuk mban mend asgjë për atë që ka ndodhur në klubin e natës dy ditë më pare ku katër persona mbetën të vrarë.Mbi të arrestuarin tjetër, Erald Sina qëndron akuza jo për vetëm për mos kallëzim krimi, por edhe për favorizim prostitucioni. Menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata, avokati i tij Vladimir Gërmenji ka deklaruar se klienti i tij në asnjë moment nuk ka parë varësin por që ka qenë në vendin e gabuar në kohën e paguar.Të vrarë në këtë ngjarje mbetën Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaj, 38 vjeç, Arber Demiraj, 19 vjec si dhe Paolo Azzolo, 60 vjeç. Fillimisht nga policia u dyshua se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale ndërkohë që një nga pistat e hetimit është prishja e një pazari droge.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/EoPluBTU8tw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHOLLANDE, NUK DO TË KANDIDOJ NË 2017-tën !
Artikulli tjetërPËRGATITJET E FUNDIT PËR MISS GLOBE