Mori 18 mijë euro ryshfet, arrest me burg në mungesë për Fatos Lushën
Arrest me burg në mungesë është vendosur këtë të hënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-Oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës të filmuar teksa merr 18 mijë euro në këmbim të heqjes së sekuestros mbi një llogari bankare. Masa është dhënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë që po heton Lushën dhe prokurorin Ardian Braho të përmendur në video skandal në lidhje me aferën korruptive. Lusha prej më shumë se 4 ditësh është shpallur në kërkim policor por pas shumë kontrollesh midis Tiranës e Kukësit ai nuk është gjetur. I vetmi që ka dëshmuar deri më tani për aferën korruptive është prokurori i pezulluar Braho i cili ka mohuar akuzat duke deklaruar se është i gatshëm të hetohet dhe e gjitha sa është transmetuar në media është një keqpërdorje e ermit të tij nga ish vartësit Fatos Lusha.