GJYKATA E LARTË NDRYSHON MASËN E SIGURISË PËR PERSONIN QË AKUZOHET PËR KALLZIM TË RREMË. Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për Durim Bamin.
Nga “arrest me burg” Durim Bami do të hetohet dhe gjykohet në “arrest shtëpie” Vendimi u dha nga kolegji penal i cili mori në shqyrtim kërkesën e avokatit mbrojtës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” Prej më shumë se 2 muajsh Durim Bami mbahet i arrestuar nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 302 në Tiranë. Ndaj tij Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur një akuzë të përbashkët me dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku atë të kallzimit të rremë.