Valentina Pizzale, e cila pak ditë më parë përfundoi në arrest shtëpie me akuzën se ka kërcënuar dhe përndjekur ish ambasadorin e BE në Tiranë, Ettore Sequi, ka vendosur të mbrohet duke sulmuar por dhe duke nxjerrë në dritë shumë nga mesazhet e shkëmbyera, gjatë dhe pas kohës së relacionit mes të dyve.

Duket se vendimi i ambasadorit Sequi për t’i dhënë fund marrëdhënies, nuk është pritur aspak mirë nga Pizzale. Gruaja, me një ligësi të pa shpjegueshme dhe pa caqe, e ka përndjekur dhe fyer për një kohë shumë të gjatë ish ambasadorin 63 vjeçar.

Diplomati Sequi, prej një kohe jo të shkurtër ka shërbyer në Kinë dhe Mongoli.
Asnjë nga gjashtë gjuhët e folura nga Ambasadori Sequi nuk i ardhur atij në ndihmë në këto dy vjet, për ta bërë gruan me të cilën pati një raport të shkurtër në vitin 2017, të kuptojë se histori mes të dyve kishte mbaruar dhe insistimi ishte i kotë. As distanca që ambasadori krijonte për arsye të impenjimeve zyrtare, nuk e kishin penguar Valentina Pizzale të hiqte dorë.

Në raport-ankesën e paraqitur para karabinierëve italianë, Ettore Sequi rendit një varg të pafund “netësh të bardha” për shkak të qindra thirrjeve telefonike të Pizzale-s kur ai ishte me detyrë shtetërore në Pekin.

Përgjigjet e Sequi-t kishin të bënin vetëm me përpjekjet e tij për të bindur gruan t’i ndalte insistimet.

Avokati i Sequi kontaktoi dy herë me kolegun i cili mbronte producenten e RAI-t dhe i kishte kërkuar atij të këshillonte klienten e tij të ndalte sjelljet persekutuese, por Pizzale nuk donte tja dinte.

Duke ndjekur lajmet e medias dhe përmes profileve sociale, Valentina Pizzale vazhdoi me muaj të monitoronte lëvizjet e Ambasadorit Ettore Sequi. Dhe sa herë që ajo merrte vesh se ai ishte kthyer në Itali, qoftë në Romë apo Milano, edhe nëse vetëm për një kalim të shpejtë të lidhur me çështje zyrtare, ajo kthehej në zyrë dhe niste dërgimin e mesazheve, thirrjeve, kërkesave për takime, me tekste të tilla si, “Po vij te ty”, “Dua të të shoh përsëri”, “Më thuaj kur do takohemi”.

Propozime që, në vend të ftesës, janë konsideruar agresione të vërteta, sepse ato shpesh kishin tone kërcënuese dhe ultimative. Sjelljet kërcënuese, në raste të tilla, përdoren nga persekutuesi për të bërë presion dhe për të shtyrë viktimën e tij të ndryshojnë zakonet ose të jetojë në ankthin e të ndjerit “i spiunuar”.

Në të vërtetë, kthimi në Itali dhe transferimi i Sequi në Romë, në Farnesina ( Ministria e Jashtme Italiane), siguroi më shumë lëndë djegëse për obsesionin e Valentina Pizzale-s. Ajo u bë edhe më shumë agresive, i dërgonte amabasadorit video me mesazhe të dhunshme në Tëitter, letra në adresën zyrtare të Ministrisë së Jashtme me qëllim për ta diskredituar, telefonata deri dhe shantazhe se do ti prishte karrierën diplomatike, nësë Ettore nuk do rikthehej sërish te ajo.

E pyetur nga hetuesit në lidhje me mesazhin e dërguar Sequi-t nga ana e saj, “Do vij ta kthej përmbysë ambasadën”, Pizzale tha se ‘Ettore ishte shumë xheloz dhe më përndiqte’ me pyetjet e tij të tilla si, “ku ishe sot”, “pse u vonove”, ” po me atë pse bisedove aq gjatë” etj etj, dhe për këtë arsye ‘edhe unë isha e zemëruar me sjelljen e tij dhe i dërgova atë mesazh’.

Por avokati i Sequi, kishte dorëzuar më parë, sëbashku me raport ankesën edhe mesazhet zanorë të Pizzale-s, plot fyerje dhe kërcënime, të tilla si “Bastard, do të të shkatërrojë, je një copë m***, etj etj.

Teksa në ditën e masës së arrestit në shtëpi për Pizzale-n u tha se ajo punonte si autore dhe skenariste në RAI, televizioni Italian ka sqaruar se Valentina Pizzale për një periudhë të shkurtër kohe ka patur një raport pune me RAI në rolin e “Claque”, inkurajuese e publikut të duartrokasë apo fërshëllijë gjatë një programi televiziv dhe se që nga viti I kaluar nuk ka patur më asnjë llojë bashkëpunimi.

Artikulli paraprakARRESTOHET PRONARI I LOKALIT KU NDODHI PLAGOSJA,POLICIA :FSHEHU PROVAT
Artikulli tjetërAKUZAT NDAJ PROKURORIT KLP I PËRGJIGJET RAMËS DHE BRAÇES: DENONCONI RASTET E SHKELJEVE NË PROKURORI