Gjykata e Shkodres ka vendosur masen e sigurise per Pergjegjesin e Ujerave te Zeza ne ndermarrjen e Ujesjelles Kanalizime Shkoder ,Preke Toma.

Ne séance e zhvilluar me dyer te mbyllura kete te hene Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder vendosi arrest shtepie me mbikqyrje elektronike per Preke Tomen 48 vjec banues ne Shkoder .

Ai u akuzua nga prokuroria se nuk ka garantuar sigurine teknike per punonjesin Kletos Çeliku i cili humbi jeten pak dite me pare teksa punonte ne riparimin e nje defekti , brenda ne nje pusete ne unazen prendimore.

Gjate séances gjyqesore avokati mbrojtes tha se prek toma nuk ka lidhje direkte mbi vdekjen fatkeqe te te riut dhe se gjithcka kishte qene aksidentale. Më herët u procedua në gjendje të lirë inxhinieri dhe tekniku i ndërmarrjes.

Këta zyrtare akuzohen se nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të percaktuar nga legjislacioni në fuqi, si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse. Tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizimeve Shkodër, kishin shkuar për të pastruar pusetat e ujërave të zeza.

35 vjeçari Klodos Çeliku humbi jetën, kurse Gjon Gjoni dhe Maliq Selja mbetën të lënduar.

Artikulli paraprakKANABISI, ÇAKO: JANË HETUAR 51 POLICË, U GODITËN 62 GRUPE KRIMINALE
Artikulli tjetërKANABISI, RAMA: MUAJT QË VIJNË JANË RREZIK, TË GODASIM KOKAT E KRIMIT