Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest shtepie” për protestuesin e Unazës së Madhe, Shpëtim Selimi.
Selimi akuzohet për ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës” të punonjësve të IKMT-së.
Duke qëndruar para derës së Gjykatës, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i bëri thirrje qeverisë të zgjedhi urën e dialogut.
Balliu: Nuk mund të parashikoj çfarë mund të ndodhë, por i kërkoj qeverisë. Zgjidhni rrugën e dialogut. Zgjidhje ka, por uluni dhe diskutoni.
Pak ditë më parë, si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta në zonën e “Artirit” mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë.
Ndërkohë në kërkim janë spallur dhe 7 persona të tjerë.