Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Nexhmi Bushaj, vjeç 48, banues në Fshatin Kullaj, Postribë, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në segmentin rrugorë Postrribë – Shkodër, pranë Fshatit Hot i Ri, Shkodër, duke drejtuar automjetin Tip Opel ATP, me Targa AA 612 DX, ka goditur biçiklistin shtetasin Gj. C.,vjeç 72, banues në Fshatin Hoti i Ri, i cili më pasë është përplasur me automjetin Tip Daf betoniere, me Targa AA861FH, i drejtuar nga shtetasi A. P.
Për pasoje është demtuar biçiklisti Gj. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Neni 290 i Kodit Penal.