Me kërkesë të Prokurorisë, Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme nxorri fletë-arreste për 15 persona të përfshirë në incidentin e skajshëm të Parlamentit të enjten.
Individët e shënjestruar janë pjesë e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve në sallë. Policia është vënë në lëvizje për ndalimin e personave në fjalë dhe marrjen e tyre në pyetje, që do të pasohet nga masa e sigurisë. Këto janë urdhrat e parë të ministrisë që prej lirimit të 8 shtetasve të ndaluar në ditët pas mbrëmjes së protestave.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëkohësisht ish-kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski vazhdon të pretendojë se dhunën e provokuan kundërshtarët politikë. Mjaft analistë mendojnë se Gruevski nuk ka për tu larguar qetësisht nga pushteti dhe se do të vazhdojë të përdorë grupet e dhunshme për të ndjellë frikën e një përshkallëzimi të krizës në vend.