Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Adhurim Rexhaj, 23 vjeç, banues në Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar autoveturen tip « Volksvagen », me targë 03-248- BT, në segmentin rrugorë « Shkodër – Lezhë », në vendin e quajtur « Kryebushat », në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Ku si pasojë e kësaj përplasje ka pësuar dëmtime frakturë në njërën këmbë, shtetasi : Sh.A., 34 vjeç, banues ne Prishtinë , pasagjer në këtë mjet, i cili mori mjekim në spitalin rajonal Shkodër, më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, për veprën penale « Shkelja e rregullave”, parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal. Femi Hoxhaj, 53 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar automjetin tip Ford A.T.P, me targë AA 683 CO, në segmentin rrugorë « Shkodër – Bushat », në vëndin e quajtur « Beltojë », si rezulat i mos pozicionimit në krahun e djathtë të lëvizjës është përplasur me autoveturen tip Ford me targa AA 468 EK, që drejtohej nga shtetasi : K.H., 49 vjeç, banues në Shkodër,. Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar shtetasi K.H., i cili po merr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jeten. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt, në gjëndje të dehur”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSamsung Galaxy S6 edge+ sjell 4GB RAM?
Artikulli tjetërZBARDHET KALENDARI, SHQIPËRIA NDESHJEN E PARË ME MAQEDONINË