1-Nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Ded Pepaj, 73 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për veprën penale, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga informacionet e marra në rrugë operative ,gjatë operacionit dhe kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmëndur nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ju gjet dhe sekuestrua në cilësine e provës materiale: •3 (tre) kallëp tritol me peshë 200 (dyqind) gram secila •50 (pesëdhjetë) metër linear fitil zjarr përcjellës Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

———- 2-Nga Seksioni i Policisë Rrugore Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Gentian Haxhija, 23 vjeç, banues në Golem, Shkodër, për veprën penale, “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa lejë drejtimi mjetin tip “Daimler Chrysler”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

———— 3-Nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve u ndalua një shtetas në kërkim për veprat penale, “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. •Gent Dushku, 25 vjeç, banues në Shkodër. Më datë 24.05.2016, u ndalua ky shtetas pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ka caktuar masën e sigurisë Arrest në Burg, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1, 22, 25 e 278/5 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHEMBET ARGJINATURA E LUMIT ARNO NE FIRENZE
Artikulli tjetërLAMTUMIRA E FUNDIT PËR MONSINJOR LUÇIAN AVGUSTININ