Arrestohet në flagrancë nje shtetas për veprën penale: ”Dhunë në familje”.

Nga Specialistët e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: • Kladio Ndreu, 39 vjeç, banues në Prekal, Shkodër. Ky shtetas u arrestua pasi në në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases me iniciale A. N, 26 vjeç . Materialet i kaluan Prokurorisë së RRethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale: “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Gjithashtu kapen dhe ndalohen dy shtetas në kërkim për veprën penale: “Trafikim i mjeteve motorrike”, ” Mosbindje ndaj urdherit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Më datë 28.04.2016, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: •Altin Ramaj,26 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe Ky shtetas u kap dhe ndalua pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 07.04.2016, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike”. Më datë 28.04.2016, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: • Mario Deda , 20 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u kap dhe u ndalua pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 01.02.2016, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje armëve luftarake dhe municionit”, “Mosbindje ndaj urdhërit te punonjësit të policisë së rëndit publik”, parashikuar nga nenet 278/5, 242 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakDEKLARATAT PER ARMATOSJE, PS PADIT SALI BERISHEN
Artikulli tjetërRRËFIM – ELION PUKA