Në pritje të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, të vënë nën akuzë për për nxitje të grushtit të dështuar të shtetit, autoritetet në Turqi kanë vënë në pranga një nip të imamit kundërshtar të Presidentit Rexhep Taip Erdogan

Agjencia turke e lajmeve njoftoi se “Muhammet Sait Gülen u arrestua në Erzurum (verilindje) në kuadër të hetimit në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit në Turqi mbrëmjen e 15 dhe 16 korrikut”. Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Të Amerikës Barak Obama, ka deklaruar se kleriku Fetullah Gulen, nuk do të ekstradohet drejt Turqisë, në rast se Ankaraja zyrtare nuk do të paraqesë prova të arsyeshme që e lidhin 75-vjecarin me tentativën për grusht shteti. Lideri i Shtëpisë së Bardhë, komunikoi se këtë qëndrim ai i’a kishte komunikuar edhe homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë bisedës telefonike që pati me të. “Turqia duhet të na prezantojnë prova të qarta ku vërtetohet përfshirja zotit Gulen apo e çdo personi tjetër në grushtin e shtetit” ka qenë qëndrimi I kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa në Turqi zhvillmet mbeten të zjarrta, teksa qeveria ka urdhëruar mbylljen e më shumë se 1.000 shkollave dhe 1.200 shoqatave. Këto institucione dyshohet se kanë lidhje me Fetullah Gulen që akuzohet nga Ankaraja si ideatori dhe mbështetësi i tentativës për grusht shteti. Gjithashtu, Presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka aprovuar zgjatjen në 30 ditë të periudhës kohore gjatë së cilës një person lejohet të mbahet nën arrest me burg edhe nëse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Një tjetër lajm i rëndësishëm është se 1.200 ushtarë të arrestuar pas grushtit të shtetit janë liruar.

Artikulli paraprakNGJARJA NE GJERMANI, NJERA NGA VIKTIMAT NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërVDEKJET NGA NDOTJA, SHQIPERIA ME SHUME SE KINA !