Situtatë e nderë në gjykatën e Durrësit ku u dha masa e sigurisë për 9 të arrestuar për akuzën e vrasjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Ata u arrestuan sepse akuzohen se me veprimet apo mos veprimet shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Familjarët nuk reaguan mirë ndaj vendimit të gjyqtarit dhe një gruaje i ra të fikët në sallën e gjyqit.

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit nga në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë pritet të vihen në pranga edhe 8 persona të tjerë për tragjedinë e 26 nëntorit. 

Por shumica prej tyre raportohet se janë larguar nga vendi për t’iu shmangur arrestimit.

Artikulli paraprakKE KUNDËR PAKETËS “ANTISHPIFJE”, KA NJË THIRRJE PËR DEPUTETËT
Artikulli tjetërRAMA I VENDOSUR PËR PAKETËN ANTI-SHPIFJE: KEQARDHJE, NUK E KANË LEXUAR TEKSTIN