Dy shtetas grekë janë arrestuar pasi në makinë iu kapën 198 kilogramë lëndë narkotike në vendin e quajtur “Dhafni” Filat.

Po bashkëpunohet me palën greke për të identifikuar dhe kapur shtetasit shqiptarë që dyshohet se u kanë shitur lëndën narkotike dy shtetasve grekë.

Njoftimi i police:Operacion antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke

Shkëmbi i informacionit dhe koordimi i veprimeve solli finalizimin me goditjen e një tjetër rasti të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Livadhjasë, Sarandë gjatë patrullimit në kufirin jeshil, nëpërmjet mjeteve logjistike kanë konstatuar disa persona të cilët po transportonin çanta të dyshuara me lëndë narkotike në drejtim të piramidave P.51 e P.52.

Menjëherë Policia Kufitare e Livadhjasë ka kontaktuar me Policinë e Igumenicës, të cilët janë vënë në lëvizje duke mbajtur në monitorim zonën.

Ndërkohë nga ana e Shërbimeve të Stacionit të Livadhjasë u organizuan shërbime si dhe krehje territori në bashkëpunim edhe me grupin operacional.

Falë shkëmbimit të informacionit dhe koordimit të veprimeve, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” Filat, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K., 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S., 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet “Mercedes”, të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.

Po bashkëpunohet me palën greke për të identifikuar dhe kapur shtetasit shqiptarë që dyshohet se u kanë shitur lëndën narkotike dy shtetasve grekë.

Artikulli paraprakARRESTOHET KAVAJASI QË U FILMUA DUKE BËRË VEPRIM TË TURPSHME ME NJË FËMIJË
Artikulli tjetërDEZERTUAN FA-TË PËR TË EMIGRUAR NË ANGLI, GJYKATA DËNON 2 NGA 4 KOMANDOT